Rama: Shqipërinë nuk e anëtarësoi PD-ja në NATO, por SHBA-të

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipërinë në NATO nuk e anëtarësoi PD-ja, por SHBA.

Në emisionin “Opinion”, Rama tha se ne jemi ende tek pragu i derës së BE sepse Bashkimi Evropian nuk e bën një hap me natyrë strategjike, por ka një hap që është strategji.

Edi Rama: Që të jemi të qartë fare, Shqipërinë në NATO nuk e anëtarësoi Partia Demokratike sepse këto janë disa mite shumë qesharake. Shqipërinë në NATO e anëtarësuan SHBA, e morën dhe e futën me forcë në NATO për të gjitha ato arsye që i dijmë.

Blendi Fevziu: Po tani pse nuk të marrin me forcë dhe të fusin në BE?

Edi Rama: Këto janë çështje që janë shumë të qarta. Absolutisht për të njëjtën arsye. Për të njëjtën arsye që në atë kohë SHBA vendosën që të bëjnë një hap në natyrë strategjike, për të njëjtën arsye, ne jemi ende tek pragu i derës i BE sepse BE nuk e bën një hap me natyrë strategjike, por ka një hap që nuk është strategji. Kur vijmë në këtë pikë, nuk është më e rëndësishme se çfarë ke bërë dhe sa e meriton ti, është e rëndësishme se sa duan ata që ti të jesh pjesë e familjes së tyre.


Shtuar 7.04.2022 21:30