Tritan Kalo: Mjekët shkruajnë receta me ilaçe joefektive ndaj Covid-19 për të përfituar para

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një deklaratë të fortë, ku shkruan se mjekët po shkruajnë receta, për të sëmurët me COVID-19, me ilaçe që nuk janë efektive.

Sipas Kalos, këtë e bëjnë ose nga panjohuria ose për përfitime monetare.

Postimi i Tritan Kalos:

Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jipen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever!!/albeu.com


Shtuar 16.09.2021 09:40