Debate gjatë seancës dëgjimore, gjyqtarja acarohet me komisionin
Vijon me debate seanca dëgjimore ndaj gjyqtarës së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, për të cilën KPK-ja kishte konstatuar se nuk justifikonte pasurinë.

Gjatë fjalës së mbajtur, ajo ka ngritur tonet duke kërkuar rikonfirmimin në detyrë pasi pasuria e saj dhe e bashkëshortit ishin krejtësisht të justifikuara.

Sipas saj, llogaritjet e KPK janë të bëra keq.

“Kam paraqitur prova te plota për të ardhurat. Me keni ngarkuar barre prova duke mosnjohur mire ligjin pasurinë e bashkeshortit. Kerkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar ne menyre te ligjshme. Se njihni ligjin”- shpjegoi ajo duke mos u kujdesur për tonin e lartë të të folurit.
Shtuar më 23/04/2018, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori