Debat për KQZ, Patozi: PS po bllokon procesin
Kuvendi i Shqipërisë
Seanca e sotme e kuvendit ka nisur me debate mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci dhe kreut të grupit të PD-së, Astrit Patozi lidhur me vonesën për zgjedhjen dhe votimin e KQZ-së së re.



“Pse sot në seancën e parlamentit nuk përmbushet një nga detyrat e parlamentit, për të miratuar anëtarët e KQZ”- tha Ruci.Kryetarja e Kuvendit ka sqaruar opoziten se KQZ nuk është në rendin e ditës, pasi opozita ka bllokuar procedurën për zgjedhjen e kryetarit në Komisionin e Ligjeve.


“Ne rendin e dites eshte projektligji per nepunesin civil dhe per Gjykaten e Larte qe nuk kalojne pa votata tuaja. Na thoni se jeni gati dhe e votojme. Mos bllokoni proceset , por të votojnë kërkesat e Brukselit”- tha Topalli.


Ndërsa kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi ka bërë përgjegjës për vonesën vetëm opozitën dhe PS-në. “Ne e kapërcyem afatin ligjor, kjo është e vërtetë, por përgjegjëse është PS. Fryma e kodit kërkon konsensusin, një javë para se afati të tejkalohej, i kërkuam Rucit që ne duhet t’i paraqesim njëri tjetrit kandidaturat, ai kërkoi kohë. Ruci ka bllokuar procesin dhe e ka cuar atë në kalendat greke dhe sot kërkon që pse nuk konstituohet KQZ”- tha Patozi.


Sipas tij, zgjedhjet nuk fitohen as me kodin elektoral dhe as me anëtarët e KQZ. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2012, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori