Rama-Dules: Himara është Shqipëri, jo minoritet
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule thirri në një interpelancë kryeministrin Edi Rama për respektimin e të drejtave të minoritetit dhe përfaqësimin e tyre.

Sipas Dules qeveria nuk ka bërë reforma sa i takon të drejtave të minoritetit si dhe nuk kanë përfaqësim në Këshillin Kombëtar të RTSH I cili u votua sot në Kuvend.

Në replikë kryeministri Edi Rama tha se Dule "po kërkon një qiqër në një lloj helli që nuk ekziston", dhe sa i takon respektimit të të drejtave të minoriteteve ky është një nga aspektet që Shqipëria krenohet.

Ai argumentoi se ligji i ndryshuar e ka hequr nenin, që saktësonte se në Këshillin Drejtues të RTSH do të duhet të ketë dhe një përfaqësues të minoriteteve.

Replika per Himarën:

Vangjel Dule: "Himara është një hapësirë që ka një prani tradicionale dhe të konsiderueshme të minoritetit etnik grek dhe Konventa kuadër duhet të jetë e aplikueshme edhe për ata që e gjejnë dhe identifikojnë veten si pjesëtarë të atij minoriteti. Çdo tendencë dhe kahe të tjera nuk i shërben askujt".

Edi Rama: "Çështja e Himarës është jashtë çështjes së minoriteteve. Himara është tërësisht si Kukësi, Tropoja e qytetet e tjera. PBDNJ-së duhet t’i interesojë Himara aq sa edhe qytetet e tjera të vendit. Himara nuk është minoritet dhe nuk ka diskutim". /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori