De Marnhac: Do të nisim hetimet mbi raportin e Dik Martit
Do të nisim hetimet sa më shpejt hetimet për pretendimet e ngritura në raportin e Dik Martit, lidhur me trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë Kështu u shpreh sot Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac, gjatë vizitës së tij n ë Shqipëri një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

De Marnhac shprehu vlerësim për qeverinë shqiptare, për gatishmërinë e saj për të mbështetur hetimet.

Ministri i Jashtëm Haxhinasto tha se ka qenë qeveria shqiptare që ka bërë kërkesën për të realizuar një investigim për pretendimet e raportiti të Dik Martit.

Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë janë të gjitha të hapura për investigimin”- tha Haxhinasto. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2011, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori