Pas
reshjeve të para të
dëborës për këtë vit të cilat kanë nisur ditën e sotme, aksi rrugor Kukës-Kalimash paraqet
probleme me qarkullimin e mjeteve.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se trashësia e
dëborës në këtë aks ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në terren janë 8 mjete borë pastruese të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe hapjen e rrugës. Ndërkohë në qytetin e Kukësit dhe fshatrat përreth trashësia e
dëborës ka arritur në 5 centimetra, ndërsa në terren janë 3 borëpastruese.
Për shkak të
reshjeve,
bashkia e Kukësit ka mbledhur shtabin e emergjencave për të mbajtur nën kontroll situatën.
Bashkia i bën apel operatorëve të kontraktuar të rrisin gatishmërinë, si dhe të ndërhyjnë më mjetet në të gjitha akset
rrugore ku ka
probleme.
Më herët, për shkak të
reshjeve të
dëborës, edhe
bashkia e Pukës i bëri apel Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të marrë masat për të mbajtur akset
rrugore të hapura./Albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017,
ora 22:52