Histori interesante: “Nuk duhet të presim asnjëherë të nesërmen për t’i thënë dikujt se sa shumë e duam”

“Ai ishte një burrë i madh, i fortë, me zë të zhurmshëm dhe sjellje brutale. Kurse ajo ishte një grua e ëmbël dhe delikate. U martuan të dy, nuk u mungonte asgjë. Ajo kujdesej për shtëpinë dhe për rritjen e fëmijëve. Fëmijët u rritën, u martuan dhe u larguan nga shtëpia. Një histori si shumë të tjera.

Por kur të gjithë fëmijët krijuan familjet e tyre dhe u larguan, gruaja e humbi buzëqeshjen e saj, humbi përherë e më tepër peshë, humbi oreksin dhe nuk u ngrit më nga krevati. I shqetësuar, i shoqi e dërgoi në spital. Pranë shtratit erdhën shumë mjekë e specialistë të aftë. Askush nuk mundi ta zbulonte llojin e sëmundjes. Specialisti i fundit e mori mënjanëbashkëshortin e saj dhe i tha: “Duket sikur gruaja juaj nuk dëshiron më të jetojë”.

Pa thënë asnjë fjalë, burri u ul pranë shtratit të gruas së tij dhe i shtrëngoi dorën fort. Me zërin e tij të fortë, i tha asaj me vendosmëri: “Nuk dua të vdesësh, sepse kam nevojë për ty”. Atëherë ajo ia ktheu: “Pse nuk ma ke thënë këtë gjë më parë?”. E që nga ai moment gruaja filloi të përmirësohej. Mjekët dhe specialistët vazhdonin të pyesnin njëri-tjetrin se çfarë e kishte shkaktuar gjendjen e saj dhe çfarë e kishte bërë të shërohej kaq shpejt”.

Kjo është një histori që na tregon se nuk duhet të presim tënesërmen për t’i thënë dikujt se e duam. Nuk duhet të mendojmëse “mamaja jonë, fëmija jonë, gruaja jonë e di këtë gjë”. Mundet edhe ta dijë, por nuk do të lodhen asnjëherë nëse ua përsërit. Përkundrazi, do të ndihen më mirë. Ndaj, mos prit për momentin e duhur. Momenti i duhur është tani. Rrëmbe telefonin dhe telefonoji. Thuaji sa më parë se i do fort. Shtrëngoja dorën personave që do dhe thuaji se sa nevojë ke për ta, se sa shumë i do. Dashuria është e bukur, dashuria është shtim jete”./bota.al/