Dashamir Shehu flet pa doreza: Duhet një gotë para!
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi gjithmonë është vënë në shënjestër për shkak të pijes.

Në A Shoë, i ngacmuar për këtë cështje tha se po të kishte mundësi do t’i kthehej sërish pasi sipas tij "një gotë para" të jep mundësi të flasësh gjëra që nuk thuhen.

"Po të kisha mundësi do t’i rikthehesha, është një mënyrë jetese në Shqipëri, për të bërë shoë, për të thenë gjëra që nuk thuhen pa një gotë para.

Shpeshherë ka ndonjë shpenzim kush është më saraf. Unë e mbaj mend kur hyri Regan në Shtëpinë e Bardhë tha se këtë vend e kanë bërë njerëz që mbanin puro dhe gotë, pra burra me karakter që duronin situata.

Fatkeqësisht në Shqipëri kanë fituar vese të tjera që ky vesi i vogël u zhduk"-tha Shehi.
Shtuar më 11/02/2019, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori