Dashamir Shehi jo në listën e Berishës por në koalicion me PD-në
Pas lajmeve se kryetarit të Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi i është propozuar një vend në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e qershorit, ai sqaron se Shehi do të jetë në koalicion me PD-në por jo pjesë e listës së Berishës.


Në një intervistë për gazetën Tema, Shehi kërkon nga kolegët e tij të PD-së garantimin e zgjedhjeve dhe numërimi në rregull i votave.

"Për një personazh si unë, e për një parti të vogël, gjykoj se ka shumë pak hapësira për alternativa të tjera, nëse do dua të vazhdoj merrem me politikë. Në radhë të parë do të dëshiroja të isha në parlament, përndryshe do të përfundoja në një analist, jo se nuk e bëj mirë, por që gjykoj se për politikën nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Nga kjo pikëpamje, me këtë kod elektoral që është bërë, koalicionet janë të detyrueshme. E ky kod elektoral nuk është bërë mbi baza të një morali, por është bërë mbi bazën e një marrëveshje mes Berishës dhe Ramës. Ky lloj libri ka dy kapakë e unë e gjykoj se për historinë time politike e vetmja alternativë mbetet e djathta, megjithëse në politikën shqiptare e majta dhe e djathta janë relative e nuk kanë ndonjë ndarje ideologjike. Kjo ka qenë arsyeja kryesore. Mendoj se brenda spektrit të djathtë ka akoma energji dhe shanse për një lloj rinovimi. Ky vendim ka brenda dhe dëshirën, një llojë utopie mund ta quajmë, për të kontribuar për të rregulluar disa gjëra brenda së djathtës shqiptare." shprehet ai.


Sipas Shehit, me këtë kod elektoral ka vetëm dy rrugë, ose të rreshtohesh anëtar i Partisë Demokratike ose t;e marresh vota si pjesë e një koalicionit.

"Unë mendoj se LZHK-ja i ka votat e garantuar për një deputet e unë këtë kam zgjedhur. Jam absolutisht i bindur që ne e fitojmë një deputet në zgjedhjet e ardhshme. I vetmi shqetësim që unë kam është: A do të jenë të rregullta edhe këtë herë zgjedhjet në Shqipëri…." vijon me tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2013, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori