Dashamir Shehi i del kundër edhe Sali Berishës
Pëlqej
Ish-kryeministri Berisha është politikani i parë nga opozita i cili ka propozuar djegjen e mandatëve, por opozita duket se nuk është gati.

Në një intervistë për Tv Klan, Dashamir Shehi ka deklaruar se çdo tërheqje nga Parlamenti nuk është e leverdishme për opozitën.

"Unë për vete asnjëherë nuk kam qenë për djegie mandatesh sepse një ushtar i mirë ka shpatën, hushtën e shigjetën dhe brenda kësaj beteje prezenca parlamentare është një armë e madhe e opozitës që përplaset e denoncon dhe u sqaron shqiptarëve situatat.

Çfarë do lloj tërheqje nga parlamenti unë do ta konsideroja jo fort të leverdishme për opozitën", -ka thënë Shehi. /albeu.com/



Shtuar më 11/07/2018, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori