Kreu i LZHK, Dashamir
Shehi ka treguar historinë e babait të tij, i cili u përndoq për disa kohë nga sistemi komunist.
Ai ka treguar në emisionin “Opinion” dhe ngjarjen e një grupi
studentësh shqiptarë, përfshirë dhe
babai i tij, që do i bënin
atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino.
Sipas tij, kjo ka qenë dhe arsyeja përse babain e tij e rikthyen në Shqipëri, ku u burgos për dy vite.
"Një grup
studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin
atentat Musolinit. Është në të gjithë librat e italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo.
Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për ti larguar. Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arrestuan, i torturuan, ata treguan.
U gjykuan në Itali, u gjykan dhe në Shqipëri, bën dy vite burg këtu dhe babain. Pasi doli nga burug u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan.
Babai u rikthye. Brenda burgut u politizuan, disa u bën komunist, ima atë u kthye si nacionalist. Ky njeri i ka bërë të gjithë sakrificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arrestua se u arratis."-tha
Shehi.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 22:38