Dash Shehi zbardh vendimet e "opozitës së bashkuar" (VIDEO)
Mbledhja e partive opozitare sapo është mbyllur. Në një prononcim për mediat kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka zbuluar edhe disa nga pikat e diskutuara në këtë mbledhje.

Shehi u shpreh se qëllimi i vetëm është largimi i Edi Ramës.

Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira, të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar.”u shpreh Dash Shehi.

Më tej Shehi deklaroi se, “Ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, ne i mirëkuptojmë, por duhet që të kuptohet se sa të jetë Rama do ketë drogë dhe jo stabilitet.
Nëse Rama nuk tërhiqet, a do tërhiqet opozita nga zgjedhjet lokale?
Duhet të dini që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë, në gjithë institucionet dhe hapësirën politike. Këtë nuk e kemi diskutuar akoma, por duhet të presim protestën e datës 16 njëherë”, përfundoi ai.
Shtuar më 25/02/2019, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori