Dash Shehi kundër LSI: Humbasim vota me ta
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është kundër një bashkëpunimi të ngushtë PD-LSI, e cila sipas tij do t'i sjellë demokratëve humbje të elektoratit.

I ftuar në News 24, Shehi shprehet se bashkëpunimi aktual me LSI duhet bërë vetëm në kuadër të luftës kundër pushtetit të korruptuar sipas tij, por duhet patur kujdes më vonë.

"Ne tani do të dalim në protesta kundër shtetit të korruptuar. Do të protestoj kundër shkeljes së Kushtetutës. Por edhe PD vetë duhet të bëjë “mea culpa”. Funksioni PD shkon përtej alternimit të pushtetit. Bashkimi me LSI na sjell humbjen e disa votave. Qëndrimin tonë ndaj LSI ne ia kemi shprehur edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Dhe kemi marr përgjigjen që ne tashmë si opozitë do t’i kundërvihemi qeverisë së krimit. Por padyshim që PD ka qëndrimin e saj, dhe duhet të ketë parimet e saj.

Ne nuk kemi nevojë për numra. Pasi opozita gjithë bashkë nuk është se bën shumicën me numrat. Por kjo është një protestë morale. Ne i ofrojmë qytetarëve të Shqipërisë solidaritetin kundër situatës në të cilën ndodhet vendi. Kemi besim se qytetarët shqiptarë do të na bashkohen në protesta"., - shprehet ai.

LSI ka një humbje të madhe të elektoratit të saj, gjë e cila u vërejt gjatë protestës para Kuvendit pak javë më parë, ku shumica dërrmuese ishin demokratë. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori