Dash Shehi i del në mbrojtje Jozefina Topallit: Nuk është vegël e Ramës
"Nuk e pranoj që Topalli është vegël e Ramës. E di që nuk i pëlqen Basha..."

Lëvizja për Ndryshim, është forca më e re politike që do garojë në zgjedhjet e 25 prillit, me në krye ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli.

Për ish-deputetin Dashamir Shehi, Topalli nuk i bën dëm opozitës me lëvizjen e saj të re politike dhe se ajo nuk është vegël e Ramës.

Sipas tij, duhet bërë gjithçka për largimin e kryeministrit Edi Rama.

”Topallit i uroj një mirëseardhje në skenën politike. Nuk mendoj se Topalli i bën dëm opozitës. Ka shumë që thonë se po bën dëm. Merren votat e atyre që nuk ndihen të përfaqësuar. Mundet që brenda projektit të zonjës Topalli të gjejnë atë që po kërkojnë. Topalli është trashëgimi e së djathtës.

Nuk besoj se është diçka për t’u shqetësuar. Unë i kam ftuar të gjithë që të mblidhemi brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme. Unë jam vetë si zonja Topalli para 20 vitesh, por nuk jam shqetësuar fare aso kohe.

A do të bëjë mirë apo keq Topalli, këtë do ta tregojnë këto muaj para zgjedhjeve. Nuk e pranoj që Topalli është vegël e Ramës. E di që nuk i pëlqen Basha. Unë mendoj se ndërtimi i Shqipërisë fillon nga largimi i Ramës.’’, tha Shehi në ‘Ora News’.
Shtuar më 28/10/2020, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori