Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e
Veriut.
Në një reagim të publikuar sot, DASH thekson se: “Ne jemi të zhgënjyer që
Këshilli Evropian nuk njohu përpjekjet për reformat e forta të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur tani negociatat për
anëtarësim”.
Një vendim pozitiv, vijon reagimi, do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik.
“Ne njohim faktin që
Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së
Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për
anëtarësim. Shpresojmë që
Këshilli Evropian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor majin e vitit të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e DASH.
Shtetet e Bashkuara theksojnë se “do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së
Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar”.
Deklarata e plotë:
Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së
Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për
anëtarësim në Bashkimin Europian.
Jemi të zhgënjyer që
Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për
anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që
Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së
Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për
anëtarësim. Shpresojmë që
Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.
Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së
Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Shtuar më 18/10/2019,
ora 22:49