DASH përshëndet dhënien e statusit për Shqipërinë
Departamenti Amerikan i Shtetit mirëpriti vendimin e Këshillit të Europës, që miratoi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Përmes një mesazhi drejtuar Shqipërisë, DASH kërkon që partitë të vazhdojnë të punojnë me njera –tjetrën për të mundësuar edhe anëtarësimin e vendit në Bashkimit Europian.

“Ne përshëndesim punën e vështirë të qeverive të tanishme dhe të mëparshme, që kanë investuar për arritjen e këtyre objektivave të rëndësishme.Partitë politike shqipare, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, do të duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të çuar më tej Shqipërinë drejt rrugës së anëtarësimit në BE.SHBA dhe Shqipëria janë miq të ngushtë dhe aleatë të qëndrueshëm. Ne mbetemi të angazhuar dhe i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë, populli shqiptar, që të ndjekë rrugën e zgjedhur drejt një të ardhmeje të begatë evropiane." thuhet në një mesazh të Departamentit Amerikan të Shtetit, dërguar Tiranës zyrtare. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2014, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori