DASH: Në Kosovë ka elemente shqetësues për sigurinë
Albeu.com
Raporti më i fundit për terrorizimin i Departamentit amerikan të shtetit flet për ekzistencën e disa elementeve shqetësuese që kërcënojnë sigurinë në Kosovë.Raporti i publikuar alarmon për ekzistencën e numrit të madh të OJQ-ve, duke konstatuar se disa nga 400 prej tyre mund të kenë qenë të përfshira në rrjetin e organizatave që financojnë dhe ndihmojnë terrorizmin.

Raporti thekson se shqetësimi më i madh në Kosovë janë kufijtë, të cilët në disa zona nuk janë të kontrolluar sa duhet as nga forcat e policisë e as nga KFOR-i. Sipas raportit, në Kosovë kanë ekzistuar disa raste të izoluara të personave që kanë pasur lidhje me terrorizimin e të cilët janë hetuar dhe gjykuar.

Njëri nga ta, thekson raporti ka qenë pjesëtar i AKSH-së, një organizatë terroriste e shpallur nga UNMIK-ut në vitin 2003. Raporti përmend si elementë shqetësues edhe paraqitjet e personave të maskuar të kësaj organizate në mediat kosovare kohë më parë. (ktv)
Shtuar më 02/05/2008, ora 18:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori