Pamje të rënda, babai humb kontrollin e “jet ski”, merr lëndime të shumta në kokë i biri i mitur

Një 14-vjeçar nga Gjermania, i cili ishte për vizitë në Ierapetra, Greqi me familjen e tij, është dërguar pasditen e së mërkurës në Spitalin Universitar të Heraklion me lëndime të rënda në tru.

Plagosja e rëndë e tij ndodhi në plazhin e Makris Gialos, kur jet ski i drejtuar nga babai i tij, sipas ERT, doli jashtë kontrollit dhe u ngjit me shpejtësi në plazh, duke u përplasur me një strukturë druri.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe babai i të riut, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Ierapetrës, ku u dërguan fillimisht të dy, por serioziteti i gjendjes së 14-vjeçarit bëri të nevojshme transferimin e tij në Heraklion.

Autoriteti Portual i Ierapetrës po kryen hetimet paraprake për aksidentin.

Si ka ndodhur aksidenti 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në plazhin e Makris Gialos. Drejtuesi i jet ski-t, sipas neakriti.gr, ka pasur përballë të miturin, dhe në rrethana të panjohura deri më tani ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga kursi.

Brenda pak sekondash ai po lëvizte drejt plazhit, duke u përplasur me një strukturë druri që përdorej si depo.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit./Albeu.com.


Shtuar 12.07.2023 20:41

Tags: ,