Darka Rama-Meta, Basha: Do t’u ngecë në fyt buka e shqiptarëve
Dita e sotme është dita e pestë e protestës së Partisë Demokratike dhe qindra protestues gjenden përballë kryeministrisë të shoqëruar nga kryetari i Partisë Demokratike.

Mbrëmjen e kaluar dy liderat e koalicionit qeverisës vendosën të konsumonin sëbashku një darkë e cila u mbajt pikërisht në ambientet e brendshme të kryeministrisë. Kjo darkë është pritur keq nga kryetari i opozitës Basha i cili para protestuesve u shpreh se se buka e popullit do t’u ngec në fyt Ramës dhe Metës.

“Unë nuk do të bëhem pjesë e asnjë pazari. Nuk ka kthim pas nga protesta dhe nuk ka kthim në Parlament. Buka e popullit do ti ngecë në fyt Ramës dhe Metës. Nuk ka Pazar për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha nga çadra e protestës ku zhvilloi një bisedë me naftëtarët.

Vetëm pak ditë më parë Basha i bëri thirrje Metës për t’u bashkuar me protestën, por si duket darka e mbrëmshme ishte një përgjigje negative për ftesën./albeu.com/


Shtuar më 22/02/2017, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori