Darabosh: Copetimi i Kosoves, gabim fatal
Albeu.com
Ministri austriak i mbrojtjes Norbert Darabosh ka vleresuar se copetimi i Kosoves do te ishte fatal, duke shtuar se zgjidhjen per Kosoves duhet kerkuar gjate ketij viti."Kam qene ne Kosove dhe atje ka medyshje nese i tere sistemi politik do te shpertheje po qe se nuk ka zgjidhje per statusin”, ka than ai per gazeten vjeneze "Presse"- njoftojne agjencite. Rreth çeshtjes se bllokades ruse ne KS te OKB, ministri austriak ka konfirmuar se ne thelb behet fjale per perpjekje per te gjetur zgjidhje ne korniza te OKB-se. “Por, nese Rusia dhe Serbia nuk levizin, atehere kjo çeshtje do te duhej te rishqyrtohej”, ka thene ai. “Kosova paraqet pengese per Serbine”, ka vleresuar Darbosh, duke shtuar se konsideron se Serbia ne fund duhet te pranoje planin e Ahtisarit. (RTK)
Shtuar më 23/08/2007, ora 12:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori