DAP shpall 107 vende pune të reja në administratë
Pëlqej
Shpallen 107 vende të reja pune në Administratën Publike. Sipas njoftimit të DAP vendet e lira i perkasin 18 profileve të ndryshme si në strukturat qendrore shtetërore por edhe në degët e saj rajonale.

Procedurat e aplikimit do të vazhdojnë deri në mes të muajit shtator, ndërsa konkurset do të zhvillohen në fund të shtatorit ose në fillim të muajit tetor. Referuar njoftimit të DAP, lajmërohet se shpallja e vendeve të lira, në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive (specialist), ka nisur në përputhje të ligjit

“Për nëpunësin civil”, si dhe të vendimit, datë 12/03/2014, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike ka filluar shpalljen e vendeve të lira, në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive (specialist)”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Administratës Publike, ku renditen në detaje pozicionet dhe diplomat e dy niveleve të studimit, përkatësisht bachelor dhe master profesional ose shkencor, që duhet të dorëzojnë kandidatët gjatë aplikimit. “Mund të aplikojnë për plotësimin e një vendi të lirë, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, nëpunës civilë të së njëjtës kategori në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë”, sqarohet në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori