DAP publikon 101 pozicione të lira pune në administratë
Pëlqej
Departamenti i Administratës Publike ka publikuar në faqen e vet zyrtare në internet 101 pozicionet e lira të punës për të cilat kanë nisur aplikimet. Sipas njoftimit të DAP, prioritet në aplikimin për këto vende u jepet nëpunësve që aktualisht punojnë në administratën shtetërore.

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive”, thekson DAP në shpalljet për vendet e reja të punës.

Mësohet se në total janë 257 pozicionelira pune në administratë. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori