Presidenti i federatës spanjolle: Barcelonës nuk do t’i jepet titulli nëse La Liga nuk përfundon

Presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales e ka përjashtuar mundësinë e dorëzimin të titullit të La Ligas, pa u mbyllu sezonin.

La Liga është pezulluar javën e kaluar, ku kanë mbetur edhe 11 xhiro për tu mbyllur kalendari, por përkeqësimit i situatës me coronavirus në Spanjë, mund të bëjë që kampionati të mos vazhdojë fare edhe pse ka një shtyrje të datës.

U flit se Barcelonës ​​e cila aktualisht është dy pikë para Real Madridit pas 27 ndeshjeve të luajtura, do t’i jepej titulli nëse sezoni nuk do të mund të përfundonte.

Megjithatë Rubiales e ka hedhur poshtë këtë skenar.

Siç është rënë dakord me të gjitha 55 federatat e tjera të UEFA-s, të gjitha ligat evropiane do të kenë kohë deri më 30 qershor për të plotësuar kalendarët e tyre aktual.

“Ne kemi punuar me UEFA për shumë ditë, përmes telefonit dhe përmes videokonferencës. Ne kemi parashtruar disa propozime që janë miratuar. Ne tashmë e dimë se cilat janë situatat për garat evropiane, lokale dhe EURO 2020”.

“Garat duhet të përfundojnë para 30 qershorit. Të gjitha skuadrat duhet të luajnë të gjitha ndeshjet. Kjo është ajo që diskutuam me 55 federatat anëtare dhe me Komitetin Ekzekutiv. Të gjithë kemi votuar në mënyrë të favorshme”.

Rubiales deklaroi se nuk mund të sigurojë që La Liga do të jetë në gjendje të përfundojë deri më 30 qershor.

Sidoqoftë, ai shtoi se besonte se do të ishte “e padrejtë” të përfundojë sezonin ashtu siç ishte, që do të thotë se nuk ka shanse që Barcelona apo ndonjë ekipi tjetër t’ia dorëzojnë titullin pa përfunduar sezoni.

“Sezoni 19-20 duhet të përfundojë me të njëjtat rregulla dhe të mos ndryshojë, megjithëse situata është e jashtëzakonshme. Unë nuk mund të garantoj që gara do të përfundojë, siç kanë thënë të tjerët kanë thënë, përpara 30 qershorit”. Është e padrejtë që gara të përfundojë me klasifikimi siç është tani”, ka thënë Rubiales.


Shtuar 17.03.2020 22:11