Daniel Fried shpreh kundërshtimin e Uashingtonit për shtyrje përtej afatit të caktuar
Albeu.com
“Pas 10 dhjetorit kalon mandati për bisedimet dhe në atë periudhë do të kemi vendime. Nëse nuk e respektoni mandatin për bisedimet, bisedimet e reja nuk kanë kuptim. Atë kohë duhet të japim një vendim, në këtë mënyrë apo tjetrën”, ka shpjeguar Fried.Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Treshen ndërmjetëse, Frank Uisner, se koha e mbetur sivjet nuk mund të jetë e mjaftueshme për zgjidhjen e statusit, Nënsekretari amerikan për Evropën dhe Azinë Qendrore, Daniel Fried, e ka shprehur kundërshtimin e Uashingtonit për çfarëdo shtyrje të zgjidhjes përtej afatit të caktuar.

“Pas 10 dhjetorit kalon mandati për bisedimet dhe në atë periudhë do të kemi vendime. Nëse nuk e respektoni mandatin për bisedimet, bisedimet e reja nuk kanë kuptim. Atë kohë duhet të japim një vendim, në këtë mënyrë apo tjetrën”, ka shpjeguar Fried.

Ndërkohë, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rozmari Di Karlo ka thënë për Zërin e Amerikës se Uashingtoni ende shpreson për arritjen e një marrëveshjeje përmes negociatave për statusin e Kosovës, ndërkaq në rast të kundërt, mbështetë planin e Ahtisarit.
SHBA-ja mbetet e angazhuar për zgjidhjen e statusit dhe shpresojme se negociatat do të japin rezultatin deri më 10 dhjetor, ka pohuar Di Karlo.
Shtuar më 06/10/2007, ora 16:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori