"Danas": Nje Dejton i ri per ndarjen e Kosoves
Albeu.com
Ndonëse shefi i diplomacisë serbe gjatë vizitës së fundit në Washington ka përsëritur vazhdimisht se Serbia "kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur të Kosovës", me dyer të mbyllura është angazhuar për gatishmërinë për kompromis dhe për ...... "çdo rezultat i cili realisht do të ishte në interes të paqes në Ballkan". Në një koment të gazetës serbe "Danas" nga korrespondenti i saj në Washington, siç thuhet, ky formulim i maskuar për ndarjen e Kosovës si një zgjidhje finale, të cilën e mohojnë publikisht edhe më tej njëra dhe pala tjetër, sipas burimeve amerikane - përmblidhet në shkëmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, bashkë me statusin eksterritorial për të gjitha objektet e shenjta serbe. Ky variant, pohon gazeta, u dëgjua në Washington me të madhe edhe në pritjen ditë më parë, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës (shumë më të vizituar sesa që ishte rasti me pritjen me rastin e Ditës së shtetësisë së Serbisë).

Duke pasur parasysh sesa flasin Boegradi dhe Prishtina për rolin kyç të Amerikës në koncipimin e variantit të pranueshëm reciprokisht të Kosovës, në reagimet e para në Uashington ka filluar të përmendet viti 2010 si kornizë e mundshme për ndonjë Konferencë të Dejtonit për Kosovën. Me ndarjen, si të tillë, mbase edhe nuk do të ketë pasoja të rënda politike për ata të cilëve u është "imponuar", shkruan në komentin e tij korrespondent i gazetës "Danas" nga Uashingtoni me titull "Një Dejton i ri për ndarjen e Kosovës".
Shtuar më 01/03/2010, ora 18:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori