Danaj: Kombi dhe kombësia shqiptare nuk negociohen
Koço Danaj ka shkruar se kombi dhe kombësia shqiptare nuk negociohen.

Sipas tij, kombi shqiptar ka të drejtë të jetë i bashkuar dhe se nuk vendos asgjë përmbi Shqipërinë.

Statusi i Koco Danajt

Dua ta perseris edhe njehere ate qe kam argumentuar qindra here ne mediat europiane dhe rajonale pa folur per median shqiptare. Cfare? Qe kombi shqiptar dhe kombesia shqiptare nuk negociohen.

Me kane thene se kjo eshte romantizem. Po pastaj!! Romantizem do te thote jete. Do te thote shpirt. Do te thote se nuk je filistin. Do te thote se nuk je "Nipi i Ramoit" po pasardhes i Naun Veqilharxhit i cili ne vitin 1838 kur Rumania beri regjistrimin e pare sipas kombesise dhe fese, ishte i pari qe ne zyrat e gjendjes civile rumune deklaroi: Kombesia: Shqiptar!!

Me kane thene se mbeshtet teorine e Zhozef Artur Kont D'Gobino mbi pabarazine e racave. Pune e madhe. Une jam dhe mbroj tezen se kombi shqiptar eshte hyjnor perkunder kombeve te tjera qe jane tokesor. I pari vjen nga qielli, te tjeret dalin nga toka.

Me kane thene se teza jote: Shqiperia natyrale mbi te gjitha ngjan me tezen e Hitlerit: Gjermania mbi te gjitha.
Po pastaj?

Une nuk kopjoj. Une jam vetvehtja.

Prandaj: Edhe njehere: Kombi dhe kombesia shqiptare nuk negociohen. As ne Bruksel. As ne Moske. As ne Uashington. As ne Pekin. As kudo.

Ajo vetem pranohet si nje e drejte e pakontestueshme. Ajo pranohet si Jeta qe eshte mbi toke. Si Nena qe lind nje femije.

Kjo eshte sot liria ime. Ashtu si cdo kush ka te drejte te kete lirine e tij. /Albeu.com/
Shtuar më 24/04/2016, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori