Danaj: Ja si do te behet "Shqiperia natyrale"
Albeu.com
Studjuesi Koço Danaj i ftuar në një intervistë për televizionin Oranews, ka shpjeguar të gjitha etapat dhe mbështetësit e realizimit të platformës Shqipëria natyrale. Sipas tij hapi i parë është ai i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën dhe më pas bashkimi i të ...... gjitha trojeve ku ndohen shqiptarët si në Maqedoni, Malin e Zi, etj.

Danaj duke e cilësuar si absurde dhe rast unikal në të gjithë botën që një shtet të kufizohet me veten e tij theksoi se bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm do t'i shërbejë stabilitetit dhe paqes në rajon.
"Sot ekziston një komb cili është ndarë në vilajete si ai i Kosovës, Tiranës dhe pashallëku i Tetovës theksoi Danaj duke shqiptarët duhet të bashkohen për t'i bashkangjitur më pas Bashkimit Europian si një shtet i vetëm.
Sipas tij çështja e bashkimit tashmë nuk është tabu dhe se duhet të diskutohet për një bashkim të mundshëm që tashmë asnjë nuk ka frikë ta mendoj.
"Shqipëria është i vetmi komb me pluralizëm politik dhe fetar dhe për këtë ia vlen që këtë komb mos ta lësh të coptuar" theksoi Danaj duke shtuar se tashmë platforma e tij ka gjetur mbështetje të mëdha në shumë personalitete të ndryshme. Danaj duke bërë komente edhe për reagimet ndaj platformës së tij theksoi se ka pasur reagime nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se tashmë po lind një Shqipëri natyrale.
Gjithashtu Danaj deklaroi se në fund të marsit do krijohet komiteti i Shqipërisë natyrale për të vazhduar përpjekjet për bashkimin e shtetit shqiptar.
Shtuar më 11/02/2010, ora 05:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori