Dallime te thella mes krereve te BDI-se
Albeu.com
Në Maqedoni po rriten dallimet brenda partisë shqiptare në qeveri BDI-së, për rrugën që duhet të ndjekë ajo. Këto këndvështrime të ndryshme vijnë në kohën kur ka pasur tensione politike dhe kur janë rishfaqur sfidat e sigurisë.Dy figura të larta të BDI-së, kryetari Ali Ahmeti dhe nënkryetarja Teuta Arifi, prej disa kohësh po japin vizione të ndryshme për rrugën që duhet të ndjekë partia.
Z. Ali Ahmeti e bëri të qartë qëndrimin e tij kur deklaroi gjashtë ditë më parë se nuk mendonte se do të ishte zgjidhja e problemeve braktisja e institucioneve:
“Ne përpiqemi që të jemi kontribues seriozë në zgjidhjen e problemeve”, tha Ali Ahmeti, i cili në disa deklarime përsëriti se është i bindur se do të gjejë mirëkuptim tek partneri i tij i koalicionit VMRO DPMNE.
Por dallimet shfaqen pikërisht këtu.
Vetë partia e z. Ahmeti para një jave bojkotonte në mënyrë të heshtur parlamentin, sepse nuk mund të merrej vesh me partinë e kryeministrit Nikolla Gruevski.
Ndërkohë BDI i ka premtuar elektoratit integrimet dhe muaji qershor është afati i vënë nga BE, deri kur Maqedonia duhet të zgjidhë dallimin për emrin me Greqinë dhe të ecë përpara. Por me t’u afruar ky afat presioni është më i madh, pasi sinjalet nuk janë të qarta se zgjidhja do të jetë e mundur.
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, në artikujt e saj të rregullt në të përditshmen “Dnevnik”, vazhdimisht është kritike ndaj kryeministrit, politikave të tij, të cilat ajo i quan edhe “nacionaliste”, saqë në artikullin e fundit shkroi “se nuk do të përkrahte as edhe një ditë këtë qeveri”.
Diçka që kishte paralajmëruar kohë më parë edhe me këtë deklaratë:
“Nëse BDI vazhdon me këtë politikë shqiptarët nuk do ta duan më. Ne do të duhet të bëjmë zgjedhjen ndërmjet një qeveri apo dëshirave dhe interesava të atyre që na kanë zgjedhur, unë jam për këtë të dytën”, tha Teuta Arifi, para disa javësh.

BDI në pozitë “joserioze”

Vizioni i ndryshëm i figurave të larta të BDI-së është evident, por sa reflektohet ai brenda partisë? Muhamet Zeqiri, kryeredaktor i Televizionit Alsat thotë jo dhe aq:
“Fatkeqësisht nuk shoh reflektim brenda partisë. Nënkryetarja pothuajse çdo javë del me qëndrime krejt ndryshe nga ato që përfaqëson partia e saj. Shumcia e funksionarvë të kësaj partie dalin me qëndrime personale dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e partisë të tyre. Kjo në opinin le përshtypjen se diçka nuk është në rregull me këtë subjket politik. Nëse vazhdojnë kështu do të humbasin përkrahjen që kanë pasur në elektorat”, tha Muhamet Zeqiri.
Gazetari Borjan Jovanovski megjithatë thotë se situata brenda BDI-së qartëson pamjen se brenda koalicionit qeveritar gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë:
“Që gjërat nuk janë rozë, është krejtësisht e qartë. Këtë nuk e fsheh as Ali Ahmeti dhe koalicioni është para sifidave serioze. Por ajo që ndodh brenda BDI-së mund të interperetohet si strategji e liderit Ahmeti, i cili nëpërmjet znj. Arfi prezanton çfarë realisht mendon, ndërkohë vetë shfaq konstruktivitet. Nëse nuk është kështu, atëhere dallimet mund të shihen si një moment demokratizimi brenda parftisë, por kjo pamje megjithatë tregon për problem brenda kolaicionit”, tha gazetari Borjan Jovanovski.

Ahmeti në provë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në disa deklarime në opinin rrjesht tenton që të tregojë se koalicioni qeverisës, ndonëse nuk funksion gjithmonë në mënyrë të përkryer, siç thotë vetë, “ka kapacitete që të tejkalojë vështirësitë”.
Por prova e parë duhet të pasojë. Ai vetë i ka bërë një letër me tre kërkesa kryeministrit pas tensioneve politike të ditëve të fundit. Ato përmbajnë zgjidhjen e statusit të ish UÇK-së rastin e Sopotit, ku banorë të fshatit janë dënuar për vendosjen e një mine, ndërkohë që kanë dalë fakte që sugjerojnë se ata mund të mos jenë fajtor dhe çështja tjetër, rastet e njohura si “të Hagës”, të cilat gjykatat vendore duan t'i procedojnë edhe pse Gjykata e Hagës i ktheu për mungesë provash, raste që hetonin veprimet e ish UÇK-së gjatë konfliktit të vitiit 2001.
Këto kërkesa konsiderohen “delikate” për VMRO DPMNE-në. Reagimet e para të saj nuk japin sinjale se do të mund të zgjidhen edhe përkundër bindjes që shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Për momentin fjala e tij ka më shumë peshë në parti thonë vëzhguesit. Por nëse kërkesat e parashtruara nuk realizohen, kredibiliteti i tij mund të vihet në dyshim, dhe atëhere nënkryetara Tetuta Arifi, mund të marrë më shumë përkrahje brenda partiake, çka mund të çojë në ndryshimin e kursit të BDI-së. (bbc)
Shtuar më 25/05/2010, ora 15:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori