Dalin statistikat, 99% e viktimave nga koronavirusi në Itali vuanin nga sëmundje të tjera
99% e vdekjeve në Itali janë pacientë që kishin probleme të mëparshme shëndetësore, tregon një studim nga shërbimi shëndetësor i shtetit.

Studimi që përfshin 355 vdekje zbuloi se vetëm 3 viktima, 0.8% ishin pacientë që nuk vuanin nga asnjë sëmundje para se të infektoheshin.

Rreth 48.5% kishin tre ose më shumë probleme shëndetësore para se të diagnostikoheshin me Covid-19.

25,6% vuanin nga dy sëmundje, ndërsa 25.1% kishin vetëm një problem shëndetësor.

Studimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali është në përputhje me gjetjet e mëparshme se njerëzit me sëmundje ekzistuese ka më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirusi.


Shtuar më 19/03/2020, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori