Dalin SMS kërcënuese ndaj biznesmenit: Jep para ose...
Pëlqej
Organet e hetimit kanë filluar të verifikojnë dyshimet në pistat që mendohet se kanë sjellë edhe atentatin ndaj biznesmenit Tefik Hyka.

Pista kryesore është ajo e mos shlyerjes së një shumë të madhe borxhi, të cilin Hyka ia ka marrë disa personave.

Policia i ka gjetur atij dy mesazhe kërcënuese në celular, nëpërmjet të cilave i kërkohej kthimi i parave, në të kundërt do të pendohej.

Pas verifikimit të numrave, ka rezultuar se ato janë regjistruar në emra fiktivë duke penguar në gjetjen e autorëve. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori