Xavi: Nëse shkojmë në Europa League, do të luajmë për ta fituar

Xavi ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Bayern Munich në Champions League. Nëse Interi fiton ndaj Plzen, Barcelona do të shkojë në Europa League.

A i keni studiuar rivalët e mundshëm në Europa League?

“Jo aq shumë (qesh). Do ta mendojmë në kohën e duhur, nëse nuk e kalojmë raundin e Champions League, do të përballemi në Europa League për ta fituar atë.”

Bayern është macja juaj e zezë.

“Ne jemi të motivuar për nesër, duam të tregojmë se mund të konkurrojmë me ta. Në ndeshjen e parë ishim shumë mirë, tani duam të jemi po aq të mirë në lojë dhe në rezultat.”/ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 25.10.2022 15:24