Dalin pozitiv me koronavirus 3 zyrtarë të burgut të Rrogozhinës, mes tyre drejtori
I pari i konfirmuar është një jurist i burgjeve, i cili dyshohet se është i infektuari i parë në këtë institucion.

Më tej virusi duket se ka kaluar te drejtori i burgut Agim Tafa, dhe në vijim edhe te një specialist.

Pas konfirmimit të bërë më herët të juristit, Tafa bashkë me specialistin e burgut ishin vetizoluar, por përgjigjet e konfirmuara zyrtarisht mbrëmjen e kësaj të premteje nga Instituti i Shëndetit Publik, i kanë nxjerrë pozitiv.

Mësohet se në IEVP-në e Rrogozhinës, u morën gjashtë tamponë, por vetëm tre prej tyre dolën pozitiv.

Konfirmimi i tre punonjësve të burgutRrogozhinës, ka bërë që të rritet frika edhe për të dënuarit, për shkak të kontakteve që kanë pasur me të prekurit.

Shtuar më 03/04/2020, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori