Emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi një tjetër përgjim të kryetarit të Bashkisë së Durrësit,
Vangjush Dako, me anëtarin e bandës së dyshuar të Shijakut, Altin Avdyli, alias Niçja.
Përgjimi i publikuar mbrëmjen e sotme, mban datën, 20 Shkurt 2017. Kryetari i Bashkisë së Durrësit,
Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin, dhe i premton se do t’i zgjidhë dicka, prandaj nuk duhet të merakoset. Biseda mes
Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta.
Ky përgjim, hedh poshtë alibinë e
Vangjush Dakos, se komunikimi me anëtarët e bandës së dyshuar të Shijakut është normal, pasi ai komunikon me çdo person në fushatë dhe pas fushatës, për t’i falenderuar për kontributin e tyre. Pra,
alibia e
Dakos është se bisedat me këta persona nuk mund të jenë indicie se ai i ka përdorur për blerjen e zgjedhjeve, pasi ai nuk ka ndonjë njohje të afërt me ta, por bisedon në telefon , si me çdo qytetar tjetër.
Alibia e
Vangjush Dakos, rrëzohet, sepse përgjimi i publikuar ditën e sotme, dëshmon se
Dako dhe Avdyli kanë komunikuar rregullisht me njëri tjetrin. Ata duket se kanë mardhënie shumë të afërt dhe se Niçja, nuk është si çdo qytetar që i bie telefonit të kryebashkiakut, por një person i rrethit të ngushtë të
Vangjush Dakos./TPZ
Shtuar më 01/11/2018,
ora 23:33