Dalin pamjet, si u kapën nga Njësia Speciale 2 personat që dyshohet që eleminuan Oliver Ivanovicin (VIDEO)
Janë bërë edhe disa
video nga aksioni i hershëm sot në Veri. Në
video shihen shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale në këtë pjesë të vendit.
Policia e
Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës.
E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Për këtë rast janë
arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së
Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe
Policia e
Kosovës. Baki Kelani i tha gazetës se personi i
arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë
policia ka gjetur edhe një armë.
Shtuar më 16/10/2019,
ora 08:45