Dalin pamjet, si u kap mat i forti i fisit Çapja me tre emra (VIDEO)
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një të shumëkërkuar nga fisi Çapja në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia e Shtetit bëjnë me dije se arrestimi është bërë në një pikë loto-sporti në rrugën “Rinia” në Elbasan.

Ai është 40-vjeçari Besnik Çapja dhe akuzohet për pjesmarrje në një organizatë kriminale të trafikut të kokainës.

Besnik Çapja njihej edhe me 2 emra të tjerë Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti dhe falë tyre kishte arritur t’i shpëtonte deri tani policisë.

Në videon më sipër mund të shikoni momente nga arrestimi i tij ku Çapja shoqërohet nga disa makina policie.

Besnik Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që më datë 28.11.2017">2017, nga Interpol Roma, pasi autoritetet Gjyqësore në Torino, më datë 1 qershor 2017">2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Policia e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto – sporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Ky shtetas më datë 28.11.2017">2017, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017">2017, datë 01.06.2017">2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit 309/1990.

Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë. /albeu.com/


Shtuar më 07/12/2017, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori