Gjykatësi anglez: Boll kemi tanët, jo më kriminelë shqiptarë!

Retorika britanike kundër emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është shtuar shumë kohët e fundit.

Disa politikanë, përfshirë edhe minstren e Jashtme britanike kanë cilësuar emigrantët shqiptarë kriminelë, duke nxitur kështu sjellje raciste dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve në Angli.

“Boll kemi tanët, jo më kriminelë shqiptarë!”, kështu është shprehur një gjykatës anglez në seancën gjyqësore ndaj një shqiprari në Britani.

Teksa ka lexuar masën e dënimit për 23-vjeçarin shqiptar Fatmir Limani, i përfshirë në grabitje shtëpie, gjykatësi shprehu shqetësimin për numrin në rritje të shqiptarëve të përfshirë në krime.

Gjykatësi Judge Batiste tha në sallën e gjyqit:

“Me keqardhje po them se Anglia ka shumë kriminelë të vetët. Ne nuk duam të tjerë të ardhur nga Shqipëria”.

Këtë koment gjykatësi Batiste e bëri teksa dënoi me 18 muaj burg e më pas dëbimin në Shqipëri të Fatmir Limanit i përfshirë në grabitjen e një shtëpie në Prince Henry Road in Otley në qytetin Leeds më 10 Mars 2023.

Limani vodhi një orë dhe bizhuteri në këtë shtëpi. Anthony Sugare avokati shqiptarit i tha gjykatës se Fatmir Limani kishte mbërritur në Angli 19 muaj më parë.

“Ai u dakortësua ti paguante trafikantëve 25.000 stërlina e ta shlyente borxhin më pas”, tha avokati duke e lidhur përfshirjen në grabitje të klientit të tij me nevojën e pagesës të kësaj shume./albeu.com/