Dalin pamjet, si i riu me armë e maskë grabiti në pak sekonda bankën (VIDEO)
Pëlqej
Në videon bashkëngjitur lajmit mund të shikoni momentet e grabitjes së djeshme të një banke të nivelit të dytë brenda Hipotekës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë rreth orës 14:00 dhe aksioni i hajdutit ka zgjatur vetëm pak sekonda.

Dëshmitarët bëjnë me dije se hajduti me maska e armë në dorë mund të jetë rreth 25 vjeç.

Në momentin kur ka hyrë në ambientet e Hipotekës, fillimisht ka neutralizuar rojen e institucionit, ndërsa më pas i është drejtuar sportelit të bankës private ku u ka drejtuar armën arkëtareve, shkruan Report Tv.

Punonjësja e bankës, në kushte terrori, pasi është kanosur nga autori i cili i ka thënë "më jep lekët ose të vras" dhe në një moment me qytën e armës ka qëlluar xhamin e bankës i cili ka pësuar plasaritje, ka hapur kasafortën dhe kanë nxjerrë prej aty rreth 300 mijë lekë të reja duke ia dhënë autorit. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2018, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori