Dalin pamjet: Si është dëmtuar efektivi i FNSH (FOTO LAJM)

Ministria e Brendshme ka nxjerrë pamjet e policit të dëmtuar me sende të forta në kokë gjatë protestës së opozitës në Fier, teksa Rama po mbante një takim me punonjësit e administratës dhe militantët e qytetit.

Ai u godit teksa protestuesit po tentonin të çanin kordonin e policisë.

Ndërkohë policia e Fierit bën me dije se grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.

Njoftimi i policisë

Sot paradite, në vendin e quajtur “ETC” u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues.

Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.

Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier

Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.
Shtuar më 09/03/2019, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori