Dalin pamjet, si dy të rinjtë me maska në kokë kryen 11 vjedhje në Durrës (VIDEO)
Publikohen pamje nga tre grabitjet e kryera gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme në Durrës.

Një i ri 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së qytetit bregdetar pasi u zbulua se në bashkëpunim me një shok të tij, 17-vjeç, kanë kryer brenda muajit korrik plot 11 vjedhje.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit, kanë kryer vjedhje kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparate celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike.

Policia tha se arrestoi në flagrancë shtetasin A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç.

Shtuar më 19/07/2020, ora 18:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori