Dalin pamjet, radhë pacientësh nëpër ambulanca para Spitalit Infektiv (FOTO LAJM)
Shqipëria vazhdon të ketë raste të larta me COVID-19 ku vetëm sot janë infektuar 490 persona e 7 viktima.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në tre spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë.
Ndërsa nuk dihet nëse brenda
spitalit infektiv ka shtretër bosh, në ambientet e jashtme të këtij spitali, pacientë të shumtë presin nëpër
ambulanca që të akomodohen në shtretërit e
spitalit.
Siç shihet nga pamjet, ambulancat me pacientë janë bërë radhë në oborrin e
Spitalit Infektiv në pritje për t’u shtruar.
Shtuar më 13/11/2020,
ora 17:39