Dalin pamjet nga aksidenti në Lezhë, kush është viktima (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Balldrenit, ku një automjet ka përplasur një motor.

Policia e Lezhës ka identifikuar personin që mbetur viktimë e aksidentit në aksin rrugor Lezhë - Shkodër sot në mesditë. Ai quhet Zef Stenaj, 61 vjeç, banor i Torovicës dhe drejtonte motoçikletën që u përplas me makinën.

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi tek vendi i quajtur pusi i Shytit. Meti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Zef Stenaj, 61 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
femra
Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sic shihet nga pamjet është automjeti tip “Ford” që ka përplasur motorrin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë./albeu.com/

Shtuar më 09/11/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori