Kryeministri i vendit Edi
Rama ditën e sotme ka mbërritur në Moskë të Rusisë.
Në Rusi
kryeministri i Shqipërisë, shkon nën petkun e shefit të OSBE-së, ku
ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov. Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirin Rusi-Ukrainë.
Kujtojmë se më herët
kryeministri Rama ka folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku parashtroi edhe 3 prioritetet e tij në misionin e ri duke e nisur me Ukrainën.
Teksa tregoi për vizitën e tij të parë në Ukrainë para disa ditësh, kreu i qeverisë tha se mbështet
përpjekjet tripalëshe për paqen.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
‘Veprimtaria jonë do mbështetet në 3 shtylla. Do mbështesim
përpjekjet tripalëshe por duhet vullnet politik nga të gjitha anët, pasi ai është kyç për paqen. Sigurova homologët për përpjeket e mia për paqe.’ – tha
Rama./TCH
Shtuar më 25/02/2020,
ora 16:11