Dalin pamjet, ky është drejtori i shkollës në Tiranë që nuk i mbijetoi virusit COVID-19 (FOTO LAJM)

COVID-19 ka marrë jetën e një drejtori shkolle në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se Drejtori i shkollës "Lidhja e Prizrenit" në Paskuqan, Dedë Malaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Ai ishte nisur në Turqi për mjekim më të specializuar, por nuk ia doli dot.

Mësohet se të infektuara janë edhe një mësuese dhe nëndrejtoresha e shkollës.

Aktualisht është mbyllur zyra e Drejtorisë Arsimore në Kamëz.

Në një reagim të faqes zyrtare të shkollës në Facebook, shprehin ngushëllimet për familjarët nga kolektivi, prindërit dhe nxënësit e shkollës.

Reagimi:

Sot humbem nje shok te mire, baba te perkushtuar, e familjar model, nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles, e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.

Qofsh i xhenetit Dedë Malaj! Ngushellime te sinqerta nga kolektivi, prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1.

Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhímbje! Te qofte dheu i lehte! /albeu.com/


Shtuar më 14/10/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori