Dalin pamjet, kryebashkiaku i Matit ofendon keq anëtarin e këshillit: O legen! (VIDEO)
Bashkitë e PS nuk gjejnë qetësi edhe pse kontrollojnë 100% të pushtetit vendor, pa opozitë dhe pa asnjë kundërshtar politik.
Një
video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një mbledhje të
tensionuar të
këshillit bashkiak të Matit, këshill ky monopartiak, ku kryetari i Bashkisë, Agron Malaj, debaton me tone të ashpra me një prej anëtarëve socialistë.
Malaj i drejtohet anëtarit të
këshillit më fjalë fyese “hajdut” dhe “
legen”. “O hajdut, o
legen, u bë fytyra jote“, dëgjohet në
video zëri i Malajt.
Nga
pamjet disa sekondëshe nuk kuptohet zanafilla e përplasjes. Mbledhja e
tensionuar mësohet se është zhvilluar disa muaj më parë, por
pamjet janë publikuar vetëm sot.
Shtuar më 22/07/2020,
ora 23:53