Dalin pamjet: Kështu bëhet luftë në burgun e Ekuadorit ku rri Gramoz Rexhepi (VIDEO)
Gazetari Artan
Hoxha publikoi sot në Abc News intervistën me
Gramoz (Dritan) Rexhepin në lidhje me
pengmarrjen e Jan Prengës.
Në këtë intervistë,
Gramoz Rexhepi mohon të ketë ndonjë lidhje me
pengmarrjen e Jan Prengës duke theksuar se dikush tjetër ka përdorur emrin e tij për të kërcënuar grupet kriminale pas humbjes së një sasia të madhe drogë në Angli.
Përballë Endri Xhafos,
Hoxha shpjegoi detaje se si arriti të kontaktojë me Dritan Rexhepin në burgun e Kuitos në Ekuador.
“Ai rri në një
burg të sigurisë së lartë në Ekuador që rrinë kokat e trafikut të kokainës në botë. Është një
burg ku ka raste ku plas edhe lufta me armë. Madje aty është vrarë edhe një ndër bosët e kokainës, siç është El Kubano”, tha
Hoxha duke publikuar për herë të parë edhe imazhe nga lufta me armë në këtë
burg.
PJESA E PARË e intervistës që gazetari Artan
Hoxha i mori
Gramoz Rexhepit nga burgu në Ekuador:
Gjate diteve te fundit emri juaj ka qene me i lakuari ne media, apo nga informacionet e dhena prej grupit te hetimit ne lidhje me
pengmarrjen e 17 janarit 2020, ku u rrembye dhe tashme deklarohet se eshte vrare e me pas i eshte zhdukur kufoma Jan (Dod) Prenges. A jeni ne
dijeni per kete fakt?!
Si fillim faleminderit qe po me jepni mundesine te flas ne lidhje me kete ngjarje. Po, kam marre
dijeni nga njerez te mi te afert per cfare ka ndodhur aty.
Sigurisht qe do te doja te kisha folur qe ne momentin e pare kur jam njoftuar se eshte perfshire emri im ne kete histori. Madje nese do isha i lire ne Shqiperi do kisha dale menjehere ne media per te sqaruar pozicionin tim.
Jam vene ne
dijeni me kete ngjarje pak me vonese dhe per aq kohe sa mund te vihet ne
dijeni nje person qe eshte i izoluar ne nje vend te larget te botes.
Pavarsisht cfare thuhet une dua te them gjerat ashtu si i di une.
Nuk eshte se di dhe shume hollesira cfare behet aty pasi une nuk kam shume mundesi informacioni, por kam mbetur i habitur kur mesova se akuzohesha si njeriu qe ka organizuar gjithe kete ngjare.
Shtuar më 10/02/2020,
ora 18:36