Dalin pamjet, helikopteri merr në mal çobanin që u sulmua nga ariu (VIDEO)
Janë publikuar pamjet e momentit kur helikopteri ulet në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës për të marrë dhe transportuar çobanin Ekrem Onuzi që u sulmua nga ariu.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në bjeshkët e Gjallicës, në Kukës, 43-vjeçari është plagosur rëndë nga ariu.

Onuzi ka njoftuar se e ka sulmuar ariu në vendin e quajtur Sasat, bjeshka Gjallicë, dhe i ka shkaktuar plagë të shumta në trup, duke i duke i dëmtuar rëndë këmbën dhe kokën duke i shkaktuar hemorragji të shumta

Njoftimi i policisë për rastin:

Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagetitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatullë dhe në kembë.
Shtuar më 20/10/2019, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori