Dalin pamjet, grabiti me çorape në kokë karburantin (VIDEO)
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e grabitësit të karburantit që ndodhi sot në orën 5:30 të mëngjesit në mbikalimin e Novoselës.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga filmimet e kamerave të sigurisë, ku autori Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, shfaqet me një çorape femrash në kokë për të fshehur fytyrën.

Po kështu në pajmet e publikuara nga policia tregojnë edhe momentin e arrestimit, kur autori i fshehur mes kallamishtesh shtrihet përmbys dhe prangoset. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2018, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori