Dalin pamjet e të riut shqiptar që vrau dhe dogji biznesmenin grek për 200 euro (VIDEO)
Ka dalë para gjykatës 20-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se vrau dhe më pas dogji, biznesmenin grek në Santorini , pas një grindje të fortë sepse nuk i dha siç pretendoi i riu, 200 eurot që i detyrohej.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur shqiptari u dërgua nga Santorini në Naxos. 20-vjeçari me maskë për shkak të rregullave anti-covid dhe një qese në duar, dërgohet me shpejtësi nga porti në makinë dhe më pas përpara gjykatës.

Lefteris Gavrilis, avokati i familjes së viktimës, hotelierit Nikos Halaris ka ngritur dyshime mbi mënyrën e vrasjes dhe motivin.

Ai është shprehur se është shumë e vështirë që një person në pak kohë, pa bashkëpunëtor të digjte 69-vjeçarin vetëm me një shishe vodka. Gjithashtu edhe për motivin, ai nuk është i bindur, bazuar te mediat greke.

Në momentin që u largua nga hoteli shqiptari për të fshehur gjurmët mori me vete cdo gjë që kishte prekur, leckën, një kovë dhe shufrën prej hekuri që goditi 69-vjeçarin.

I riu mbylli të gjitha dyert e hotelit dhe çelësat i hodhi në det.

“Nikos kishte një ndërtesë tjetër pak metra larg hotelit që po e ndërtonte dhe aty afër punonte edhe autori, ata takoheshin cdo ditë.

Tani çfarë e çoi këtë njeri të shkonte dhe t’i merrte jetën, askush nuk mund ta dijë dhe nuk mund të jetë kjo sasi e vogël”, referuar 200 eurove, tha ai.

Më tej, ai vazhdon duke thënë se “Kur mora përsipër çështjen, unë thirra ekzaminuesin mjekësor dhe kur e pyeta nëse kishte shenja të goditjes me thikë, apo diçka tjetër, ai më tha se trupi i viktimës është djegur shumë, është djegur aq thellë në trup sa nuk mund të zbulohen goditjet.

E vetmja gjë që gjeti dhe mund të thoshte ishte se ai kishte një goditje në kafkë, domethënë kishte një hapje në kafkë.

Kufoma u gjet brenda recepsionit, që do të thotë se e tërhoqi zvarrë për 7-8 metra në mënyrë që ta sillte në këtë pikë” tha Gavrilis.

Pas krimit, autori u përpoq të mbulonte gjurmët e tij dhe të digjte trupin e viktimës dhe pretendon se
e bëri atë duke e lyer me vodka dhe pije të tjera alkoolike.
Shtuar më 04/12/2020, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori