Dalin pamjet: E arrestuan për grabitjen e Rinasit, ku ndodhej "Daja" në momentin e ngjarjes (VIDEO)
Ragip Hajdini, njeri nga të arrestuarit për grabitjen e milionave eurove në një avion në Rinas ka rezultuar nga filmimet se në momentin e ngjarjes ndodhej me disa shokë në Spitallë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar sot pamjet ku Hajdini, i njohur me nofkën “Daja” në këtë ngjarjeje, ditën e grabitjes, 9 prill 2019, ishte në një lokal me miqtë e tij.

Ragip Hajdini, 50 vjeç, ishte i arrestuari i gjashtë për grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit, lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Hajdini është me origjinë nga Peja e Kosovës. Ai njihet si mik me 'trurin' e grabitjeve, Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Shtuar më 20/08/2019, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori